
Nga njoftimi i kryeparlamentares Albulena Haxhiu, janë bërë të ditura edhe emrat e dy kandidatëve të propozuar për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Sipas saj, në kuadër të kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvebdosje për seancën e jashtëzakonshme, janë nominuar Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha si kandidate për këtë post të lartë shtetëror.
Këto kandidatura pritet të shqyrtohen dhe votohen në seancën që do të mbahet gjatë mbrëmjes, në kuadër të procedurave për zgjedhjen e Presidentit.