Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon kandidatët për deputetë edhe në Podujevë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizon kandidatët për deputetë edhe në Podujevë

23:20 | 13 Janar 2021

VV zyrtarizon kandidatët për deputetë edhe në Podujevë.

Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu janë tre kandidatët e propozuar për t’u futur në listën për deputetë të Vetëvendosjes nga Podujeva.

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë sot e ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatët.

“Anëtarët e Këshillit të Qendrës në një proces tranparent e demokratik, kanë votuar për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tre kandidatët më të votuarit nga ky proces janë: Fitim Haziri, Saranda Bogujevci dhe Vendenis Lahu”, thuhet në njoftim.

Komento: