Mbrojtësi i majtë i Bayern Munich, David Alaba është i lirë që të largohet nga Allianz Arena në fund të sezonit.
Alaba është 27-vjeç dhe ka ende shumë vite karrierë për të luajtur. Austriaku ka kontratë me Bavarezët deri në vitin 2021 dhe drejtuesit e Bayernit kanë vendosur që ta shesin atë.
Juventus është në pole position për transferimin e tij këtë verë. Biankonerët janë në kërkim të një mbrojtësi për krahun e majtë dhe Alaba do të ishte përforcimi ideal.
Transferimi i Alabas pritet t’i kushtojë Juventusit rreth 40 milionë euro.