AC Milan është në ndjekje të vazhdueshme të përforcimeve përpara sezonit të ardhshëm.
Përveç departamentit sulmues, klubi gjithashtu është i interesuar për të përforcuar edhe mbrojtjen pasi nga sezoni i ri do të jetë nën urdhrat të trajnerit gjerman, Ralf Rangnick.
Një nga lojtarët që mund të forcojë Milanin, sipas MilanLive, është Alessandro Florenzi, i cili nuk pritet të rikthehet të Roma pas huazimit të Valencia.
Mbrojtësi i djathtë mund të jetë një ide për Milanin.
Kuqezinjtë nuk duan të ndalojnë forcimin e mbrojtjes me ardhjen e Kalulu dhe me largimin e mundshëm të Kalabrisë, ardhja e një lojtari në fazën e mbrjtjes është pothuajse e sigurt.
Italiani mund të sjellë përvojë shumë të nevojshme në rol dhe mund të vijë në ndihmë edhe në një rol më të përparuar.
Lojtari është në shënjestër edhe nga dy ekipe të tjera të Serie A: Fiorentina dhe veçanërisht Atalanta. /ORAinfo/