Newcastle vazhdon të pres përgjigje nga Depay, holandezi e ka ofertën në tavolinë
Memphis Depay do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit, por e ardhmja e tij vazhdon të jetë në pikëpyetje.
Sulmuesi holandez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe ai tanimë e di, por është duke shqyrtuar ofertat.
Roma, Atletico Madrid dhe Newcastle United janë tre skuadrat që janë më të interesuarat për lojtarin i cili gjatë kësaj jave pritet të marrë vendimin për të ardhmen e tij.
Sipas asaj që ka raportuar Sky Sport, Newcastle United tanimë ka bërë një ofertë zyrtare si në drejtim të Barcelonës ashtu edhe në drejtim të lojtarit.
‘Laraskat’ i kanë dorëzuar ofertën holandezit dhe janë në pritje të përgjigjes nga ai.
Përkundër se Roma dhe Atletico shihen si destinacione më të mira, duket se oferta personale e Newcastlet është më e lartë dhe klubi anglez do ta fitoj garën për Depayn.