Lëvizje e papritur nga Milan, po synon transferimin e mbrojtësit të Shqipërisë

14:33 | 30 September 2020

AC Milani kërkon një shqiptar për mbrojtje, synon Berat Gjimshitin.

Milani vazhdon të jetë në kërkim të një qëndërmbrojtësi për të përforcuar repartin e prapavijës, në mënyrë që trajneri Stefano Pioli të ketë një skuadër të denjë për të rivalizuar për 4 vendet e para të Series A.

Pas emrave si Milenkoviqi apo edhe Nastasiqi sëfundmi në skenë për kuqezinjtë ka dalë një tjetër futbollist ballkanas dhe bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti.

Sipas gazetës torineze “Tuttosport”, drejtuesit e Milanit e pëlqejnë shumë shtalartin kuqezi dhe po përgatitin një ofertë për Atalantën.

Gjimshiti është një titullar i padiskutueshëm te Atalanta dhe është në planet e trajnerit Gasperini, gjithsesi fjalën e fundit do ta thotë vetë lojtari si edhe presidenti i bergamaskëve Antonio Percassi.

Faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson kartonin e futbollistit 15 milionë eurosh, një shifër kjo e konsiderueshme por në të njëjtën kohë e përballueshme për arkat e Milanit.

Komento: