Lëvizje e papritur nga Milan, po vjen me transferim të papritur nga Serie A

11:19 | 01 October 2020

AC Milan nuk ka hequr dorë nga ideja e nënshkrimit të kapitenit të Fiorentinës, German Pezzella.

Me Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio dhe Leo Duarte të gjithë aktualisht jashtë fushës së blertë për shkak të lëndimeve.

Simon Kjaer dhe Matteo Gabbia janë opsionet e vetme të shëndetshme të qendërmbrojtësit për të zgjedhur Stefano Pioli, që do të thotë se Milan tani është në kërim të një mbrojtësi, përcjell ORAinfo.

Il Corriere dello Sport, thotë se Takehiro Tomiyasu i Bolonjës është emri i nxehtë për momentin, megjithatë çmimi prej 25 milionë euro do të thotë që Rossonerët nuk janë në gjendje ta paguajnë këtë shumë.

Ideja e Milanit mund të jetë të investojë 10-15 milionë euro në një qendër mbrojtës dhe për këtë arsye Pezzella e Fiorentinës mund të dalë si një opsion.

Argjentinasi është i njohur mirë nga ish-shefi i Viola-s, Stefano Pioli, ka një çmim të përballueshëm dhe mund të lejohet të largohet pasi Lucas Martinez Quarta do të bashkohet me Fiorentina nga River Plate këtë verë. /ORAinfo/

Komento: