Lëvizje e papritur, Pogba nuk shkon të Reali, gati marrëveshja me gjigantin nga Serie A

11:55 | 02 Maj 2019

Kampioni i Serie A, Juventus është duke bërë përpjekje për ta sjell sërish në Torino yllin e Manchester United, Paul Pogban.

Ylli francez është i lidhur me një largim nga Manchester United gjatë afatit të verës, ndërsa interesim për të ka zgjuar gjiganti spanjoll, Real Madrid.

Por mediat në itali raportojnë sot se në garë për Pogban tani ka hyrë edhe Juventus, përcjell ORAinfo.

E për blerjen e lojtarit Juventus duhet t’i bëjë gati hiq me pak se 100 milionë euro.

Marrëdhëniet shumë të mira të Juventusit me agjentin e Pogas, Mino Raiola, do të jenë shumë të dobishme për të hedhur një hap tutje drejt një marrëveshje. /ORAinfo/

Komento: