Sadio Mane – bayern Muenchen – suspendim
Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin Sadio Mane, ka njoftuar të hënën e përditshmja “Marca”. Bëhet e ditur se Reali po e monitoron situatën e senegalezit te Bayern Munichu, pasi ekipi gjerman e ka nxjerrë në shitje 31-vjeçarin.
Për kartonin e tij Bayerni po kërkon 30 milionë euro dhe Reali është i gatshëm të shpenzojë një shumë të tillë për Manen.
Ai po shihet te Reali si zëvendësim ideal për Karim Benzeman, i cili është transferuar në Arabinë Saudite.
Mane iu bashkua Bayernit verën e shkuar nga Liverpooli, por do të largohet për shkaqe disiplinore.
Ai shënoi 12 gola dhe asistoi 6 herë në edicionin e tij të parë te Bayerni, ekip me të cilin e fitoi edhe titullin e kampionit të Gjermanisë.
Mane ka kontratë me skuadrën bavareze deri në vitin 2025, ndërsa po kërkohet edhe nga Neëcastle Unitedi.