Lëvizje e papritur, tani Milan synon transferimin e sulmuesit të njohur çek

12:55 | 24 June 2020

AC Milan është i gatshëm të hyjë në garë për të nënshkruar me sulmuesin çek Patrik Schick.

Sulmuesi është në pronësi të Romës ndërsa është i huazuar të RB Leipzig. Klubi gjerman është duke menduar opsionin për blerjen e tij.

Mirëpo Calciomercato raporton sot se Schick është një nga emrat në listën e dëshirave të Ralf Rangnick, dhe Milan ka nisur interesimin për sulmuesin çek, përcjell ORAinfo.

Sulmuesi çek është një profil që Rangnick e njeh shumë mirë dhe që ai mund të miratojë transferimin e tij gjatë verës. Çmimi i tij raportohet të jetë rreth 28 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Milan do të vendos përfundimisht për transferimin e Schick në ‘San Siro’ në afatin e verës. /ORAinfo/

Komento: