Lëvizje të papritura, drejtori i Juventusit flet për Higuainin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lëvizje të papritura, drejtori i Juventusit flet për Higuainin

20:17 | 02 Janar 2019

Drejtori sportiv i Juventus, Fabio Paratici, foli për Gonzalo Higuain në Sky Italia, duke iu drejtuar thashethemeve që e lidhin atë me një lëvizje drejt Chelseas.

“Unë e di shumë mirë se Gonzalo është një djalë i thjeshtë dhe i pasionuar, i cili jeton çdo situatë me entuziazëm të madh, mund të ndodhë edhe me lojtarët më të mirë që të mos shënojnë për 4 ose 5 ndeshje”, tha ai, përcjell ORAinfo.
Sipas tij, Higuain është një nga sulmuesit më të mirë.

“Ai mbetet një nga sulmuesit më të mirë në botë, ai tregoi në këto sezone në Evropë, ai shënoi kudo. Për të ardhmen e tij, unë mendoj se ai është i rëndësishëm për Milan, ai është një sulmues i madh dhe ata duan ta mbajnë atë”, përfunduar ai.

Sulmuesi u huazua te Milan verën e kaluar, por nuk arriti të përmbushë plotësisht pritjet deri tani, edhe pse ai i dha fund fund mos shënimit të golave një kohë të gjatë.

Shumë raporte sugjerojnë se Rossonerët nuk do të lirojnë Higuain, përkundër shfaqjeve të fundit. /ORAinfo/

Komento: