Lewandowski dhe Haaland – finalja e parë dhe e drejtpërdrejtë të martën

20:09 | 25 May 2020

Titulli i Bundesligës nën këmbët e dy sulmuesve, Lewandowski dhe Haaland – finalja e parë dhe e drejtpërdrejtë të martën.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, janë në luftë për titull kur kanë mbetur edhe shtatë javë deri në fund.

Të dy klubet shpresat kryesore i kanë varur tek dy sulmuesit e tyre, Robert Lewandowski dhe Erling Haaland.

Dy sulmuesit po mbizotërojnë në Bundesligë me shënimin e golave për momentin dhe golat e tyre mund të jenë vendimtare në atë se kush do ta fitojë titullin e këtij viti.

Bayerni do të përballet si mysafir me Dortmundin në “Der Klassiker” të martën, 26 maj.

Leëandoski u bashkua me Dortmundin në vitin 2010 para se të kalonte te Bayern në vitin 2014.

Polaku ka folur me fjalë të mëdha për Haalandin, nga i cili pret që të qëndrojë më gjatë në Bundesliga.

“Do të ishte mirë për të [ Haaland ] nëse ai qëndronte më gjatë në Bundesligë. Ai ka një potencial shumë të madh”.

“Por unë nuk dua t’i bëj presion atij me deklaratat e mia. Nëse ai punon shumë, ai mund të arrijë nivelin më të lartë”, ka thënë Lewa para ndeshjes.

Deri më tani, Haaland i ka rënë goxha në qafë Lewandowski përsa i përket rekordit të golave .

Të dy janë golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, pasi Haaland ka 11 gola, ndërsa Lewandowski ka 10.

Për më tepër, Haaland ka 13 gola nga 13 ndeshjet e tij të para në Dortmund, ndërsa Lewandowski arriti vetëm dy gola në 13 paraqitjet e tij të para në klub.

Sulmuesi i Bayern e ka goditur pjesën e prapme të portës tetë herë pas minutës së 75-të, ndërsa Haaland e ka bërë këtë në 13 raste.

Për sa i përket efektivitetit, ish sulmuesi i Red Bull Salzburgut kryeson bindshëm, pasi në 76 për qind të gjuajtjeve të tij kanë përfunduar si gol, krahasuar me 47 për qind të polakut.

Haaland ka arritur të shënojë në ndeshjet debutuese të Bundesligës, DFB-Pokal dhe Ligës së Kampionëve me fanellën e Borussia Dortmundit dhe kërkon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e madhe që njihet si “Klassiker”.

Por në arë ndeshje në anën tjetër, do të jetë duke pritur Lewandowski.

Komento: