Lewandowski i jep lajmin e keq Bayernit, e dëshiron kalimin në La Ligë

17:06 | 10 Shkurt 2022

Sulmuesi i Bayern Muenchenit, polaku Robert Lewandowski po synon transferimin te skuadra e Real Madridit gjatë kësaj vere, ka njoftuar “AS” të enjten.

Lewandowski tashmë ka refuzuar dy oferta për rinovimin e kontratës me Bayernin pasi nuk dëshiron që sezonin tjetër të jetë pjesë e klubit gjerman.

Thuhet se ai ua ka bërë me dije se po dëshiron të transferohet te skuadra e Realit.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me bavarezët deri në verën e vitit të ardhshëm kurse këtë sezon ka realizuar 35 gola në 29 paraqitje në të gjitha garat.

Komento: