Kombëtarja e Shqipërisë e nisi me humbje ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
“Kuqezinjtë” pësuan humbje në udhëtim kundër Polonisë, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “PGE Narodowy” përfundoi me rezultatin 1:0.
Ylli polak, Robert Lewandowski, pas ndeshjes tha se ishte ndeshje e vështirë sonte, por që rëndësi ka fitorja.
“Ishte e vështirë. Shqipëria ka mbrojtje të mirë. Ne donim tre pikët dhe e dimë se sa i vështirë është ky grup”, tha fillimisht sulmuesi i Barcelonës për “Supersport”.
Kapiteni i Polonisë u pyet se cili lojtar i Shqipërisë i duket atij më i mirë. Ai nuk përmendi emra, por tha se “Kuqezinjtë” janë të mirë si grup.
“Më kujtohen disa lojtarë nga ndeshjet e fundit, por ata luajtën shumë mirë në grup. Ishin të organizuar dhe na e bënë të vështirë. Rëndësi për ne kishte fitorja ndaj Shqipërisë”, deklaroi Lewandowski.