Sulmuesi i Polonisë, Robert Lewandowski ka treguar se çka i tha Lionel Messit pas ndeshjes me Argjentinën, të mërkurën.
Pati një reagim jo të pritur pasi Lewa fauloi Messin në fund të ndeshjes. Polaku i kërkoi falje, por Messi mbeti i ftohtë.
Pas ndeshjes, dy yjet u panë duke biseduar miqësisht.
“Ne folëm pak, u argëtuam. I thashë Messit se kam luajtur më shumë se zakonisht në defanzivë, por diçka e tillë ndonjëherë është e nevojshme për ekipin”, ka treguar Lewandowski për Bild.
Ai ka folur edhe për faullin ndaj superyllit.
“Është shumë e rrallë, po. Unë në pjesën defanzive të mesfushës. Por e kam ditur se duhet ta ndihmojë ekipin”, ka shtuar Lewandowski.