Lewandowski zbulon problemet e shpinës: “U zgjova dhe nuk mund të ecja”

17:10 | 12 April 2023

“U zgjova dhe nuk mund të ecja”, Lewandowski zbulon problemet e shpinës.

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka zbuluar se vuan nga një problem me shpinën pas një përplasje apo dueli me Eder Militao.

Ylli polak pret të jetë i aftë për ndeshjen e radhës të Barcelonës kundër Getafes, por thotë se luajti me dhimbje të rënda kundër Gironas.

Gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou, Lewandowski pati dhimbje pasi gjuri i Militaos e goditi në shpinë.

Ai luajti 90 minuta kundër Girona të hënën, por nuk ishte rehat.

“U godita kundër Real Madridit, por gjithmonë dua të luaj. Në pjesën e dytë kundër Real Madridit ishte e vështirë. Më duhej të kërkoja ndryshimin,” pranoi Leëandoëski gjatë një ngjarje bamirësie në Barcelonë.

“Të nesërmen u zgjova dhe nuk mund të ecja, por u përpoqa të luaja pa probleme. Ne punojmë me fizioterapeutët. Është pjesë e futbollit”.

“Unë gjithmonë përpiqem të jem gati për shokët e mi. E mira është se në ndeshjen tjetër do të jem mirë. Në fushë duhet të luaj më mirë, por ajo goditje e Militaos e la trupin tim me pasoja”, përfundoi polaku.

Komento: