Lajm i mirë për Barcelonën, Lewandowskit i hiqet dënimi.
Robert Lewandowski do të jetë në gjendje të paraqitet në Camp Nou të shtunën pasdite, ka zbuluar Barcelona me anë të faqen zyrtare.
Një gjykatë e Madridit ka dhënë një lehtësim paraprak për sanksionin e vendosur nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS). Sulmuesi ishte ndëshkuar me tre ndeshje për gjestin e prekjes së hundës pas përjashtimit në ndeshjen kundër Osasunas.
Pra, polaku nuk do të mungojë në ndeshjen kundër Espanyolit këtë të shtunë, e cila do të shënojë rikthimin e të dyja skuadrave në aksionin e La Ligas pas pushimit të Kampionatit Botëror.
Vetëm një javë më parë, CAS-i hodhi poshtë ankesën e bërë nga Blaugranat për të ulur dënimin e tre ndeshjeve të vendosura për golashënuesin kryesor në kategorinë e parë të Spanjës.
Barcelona vendosi të vazhdojë përpjekjet që Lewandowski të luajë në derbi dhe këtë të premte, më në fund, iu dha një masë parandaluese.
Prandaj, Xavi ka në dispozicion të gjithë skuadrën për t’u përballur me Espanyolin, me Lewandowskin që është padyshim një lojtar kyç për katalunasit.
Këtë sezon, në La Liga, ai kishte qenë zëvendësues vetëm në një rast, kundër Cadiz. Në pjesën tjetër të ndeshjeve ai u emërua titullar.
Lewandowski është edhe golashënuesi më i mirë në La Liga deri tani, me 13 gola.