Lezhë: Vetura e policit hidhet në erë me tritol

10:25 | 15 Mars 2026
lezhe:-vetura-e-policit-hidhet-ne-ere-me-tritol

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë. Cak ishte vetura e tipit “Volkswagen”, që i takonte agjentit të krimeve G.Gj, 41 vjeçar.

Ende nuk dihen motivet që kanë çuar deri tek kjo ngjarje e rëndë. Sipas njoftimit të policisë, në këtë rast nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.

“Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat vijojnë kontrollet në zonë për kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vijon intensivisht veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, shkruan në njoftimin e Policisë së Lezhës.

Komento: