Liberalizimi i vizave? Ambasadori gjerman flet ndryshe nga Haradinaj

12:46 | 08 May 2019

Ambasadori gjerman mesazh Haradinajt që mos të jep data për liberalizim pasi që sipas tij, një gjë e tillë nuk dihet kur do të ndodh.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, ka porositur kryeministrin Ramush Haradinaj dhe liderët e tjerë të mos nguten në lidhje me deklaratat për liberalizimin e vizave, pasi nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave.

Heldt ka thënë sot në Drenas se nuk dihet se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, por që liberalizimi duhet të ndodhë.

“Ajo çka duamë të bëjmë për Kosovën është që duam ta anëtarësojmë në BE, ne nuk e dimë kur do të ndodhë liberalizimi, por do të ndodhë dhe duhet të ndodhë. E di që ka shumë nxënëse që shkojnë në Gjermani, që shkojnë të njihen me bashkëmoshatar, por edhe nga Gjermania që vijnë këtu”, tha Heldt, transmeton Gazeta Metro.

Heldt po ashtu ka thënë se e gjithë Gjermania po bënë shumë që Kosova të jetë pjesë e Bashkimit Evropian së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Me rastin e Ditës së Evropës, komuna e Drenasit ka qenë vendi ku është diskutuar për potencialin e rinisë së Kosovës drejt BE’së dhe promovimin e vlerave të BE’së.

Komento: