Liberalizimi i vizave? Haradianj kërkon mbështetjen e këtij shteti evropian

14:06 | 16 February 2019

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka kërkuar mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave.

Haradinaj, është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Haradinaj tha se Kosova është e interesuar që bashkëpunimi politik dhe ekonomik me Holandën të avancohet, ndërsa kërkoi nga ministri i Jashtëm, Stef Blok mbështetjen e tij dhe të shtetit holandez për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e vendit në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, ka krijuar zona të lira ekonomike në të gjithë vendin, të cilat do t’i hapin mundësi investitorëve potencialë vendorë dhe të huaj.

Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin e Jashtëm holandez edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përmes një marrëveshje ligjërisht obliguese, e cila do të jetë kontribuuese e rëndësishme në stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Ndërsa, ministri Stef Blok, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të shtetit holandez për të vazhduar mbështetjen për Kosovën në rrugën e saj eurointegruese dhe euroatlantike.

Komento: