“Liberalizimi i vizave ka ndodhë pardje”, deputeti i VV-së: Pas katër viteve po merr kuptim kjo fjali e famshme

15:39 | 03 Janar 2024
“liberalizimi-i-vizave-ka-ndodhe-pardje”,-deputeti-i-vv-se:-pas-kater-viteve-po-merr-kuptim-kjo-fjali-e-famshme

Deputeti i Lëvizjes Vetëendosje, Agon Batusha, ka përmendur fjalën që e kishte thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në kohën kur ka qenë kryesministër, në lidhje me liberalizimin e vizave.

“Liberalizimi i vizave ka ndodh pardje”, ka shkruar Batusha, duke shtuar se pas katër viteve ka marrë kuptim kjo “fjali e famshme”.

“Libereralizimi i vazave ka ndodh pardje. Urime! Po po ka ndodh. Tek pas katër viteve po merr kuptim kjo fjalë e famshme”, ka shkruar deputeti i VV-së./Front Online

Komento: