Liberalizimi i vizave, Kosova merr këtë lajm

10:18 | 24 December 2018

Kosova ka marrë lajme të këqija për liberalizimin e vizave.

Didier Reynders ka komentuar se kur mund të ndodhë votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Didier Reynders ka komentuar se kur mund të ndodhë votimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai iu përgjigj interesimit të deputetes belge, Gwenaëlle Grovonius duke thënë se: “Aktualisht nuk është në rend dite asnjë votim në nivel të Këshillit pasi që asnjë shumicë e kualifikuar vendesh ende nuk e ka sqaruar tërësisht këtë çështje. Gjasat që ky votim të ndodhë para vitit 2019 janë shumë të vogla”, ka thënë ai.

Reynders ka folur edhe për qëndrimin e Belgjikës lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Belgjika tashmë në forume të ndryshme e ka mbështetur politikisht liberalizimin e vizave për Kosovën pasi, nga njëra anë, fjala është për shtetin e fundit të Ballkanit pa të drejtë lëvizjeje të lirë, e nga ana tjetër liberalizimi është objektiv i rëndësishëm për këtë vend e popullin e tij, por duke mos harruar se ky objektiv është po ashtu edhe pjesë e kuadrit të përgjithshëm të politikës evropiane në Ballkan.

Kjo me kushtin që të përmbushen kriteret e përcaktuara me udhërrëfyesin ”, përfundoi ai.

Komento: