Liberalizimi i vizave, Ministrja Hoxha ka diҫka për të thënë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Liberalizimi i vizave, Ministrja Hoxha ka diҫka për të thënë

20:35 | 12 Dhjetor 2018

Liberalizimi i vizave vazhdon të jetë temë shumë e diskutuar në vendin tonë.

Ishte dëshpërues lajmi se ky proces mund të shtyhet deri në vitin 2020.

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka thënë që nuk ndien përgjegjësi për dështimin e liberalizimit të vizave për Kosovën pasi, sipas saj, fajtori për këtë dështim është vet Bashkimi Europian që, siç shprehet ajo, nuk është duke e mbajtur fjalën pavarësisht plotësimit të 95 kritereve të kërkuara nga pala kosovare.

Tutje ajo e ka konsideruar se është për keqardhje fakti që tani BE-ja i ka lënë në ‘mjegull’ institucionet e Kosovës për hapat e mëtutjeshëm rreth kësaj çështjeje.

Ministrja Hoxha, gjatë një interviste ka treguar edhe për shtetet të cilat kanë qenë kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, duke shtuar se hezitimi i këtyre vendeve ka pasur të bëjë me çështjet e brendshme të tyre dhe jo me Kosovën.

Znj. Hoxha vazhdimisht keni paralajmëruar që fundi i këtij viti do të jetë vendimtar që Kosova të ketë liberalizimin e vizave, por para pak ditës Komisioneri Johannes Hahn tha që viti realist është viti 2020. Çfarë është duke ndodhur në këtë drejtim?

Dhurata Hoxha: Ne nuk kemi pranuar informata zyrtare se çka mund të presim më tutje në muajt apo javët në vijim, kemi insistuar kemi punuar shumë që të futet në agjendë çështja e liberalizimit të vizave, sidomos të përfundojë në kuadër të presidencës austriake.

Debati i ashpër që është duke u zhvilluar për çështjen e emigracionit i ka shtyrë vendet anëtare që të kenë hezitime, jo ndaj qytetarëve të Kosovës por hezitimet e tyre që të mos keqpërdoret çfarëdo vendimi që pastaj të ketë rritje të partive ekstreme të djathta gjegjësisht atyre partive që janë kundër migracionit sepse e kemi parasysh që zgjedhjet e ardhshme janë në maj (2019). Ne nuk kemi asgjë zyrtare por ne prapëseprapë nuk do të dorëzohemi, do të kërkojmë diçka që na takon.

Ne i kemi plotësuar kriteret, kjo është rikonfirmuar edhe me letrat e shumta që po kërkojnë që edhe BE ta mbajë fjalë. Pra ne e tëra çfarë po kërkojmë është që BE gjegjësisht Këshilli ta mbajë fjalën.

Komento: