Liberalizimi i vizave nga 1 janari, Hoti/ Të rinjtë do ta kuptojnë që edhe në Kosovë ka perspektivë

19:54 | 01 Nëntor 2023
liberalizimi-i-vizave-nga-1-janari,-hoti/-te-rinjte-do-ta-kuptojne-qe-edhe-ne-kosove-ka-perspektive


Që nga 1 janari edhe zyrtarisht qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza.

Por, ekziston frika që Kosova pas kësaj datë do të boshatiset edhe më shumë.

Ani, pse liberalizimi nuk nënkupton të drejtë pune e as qëndrim të përhershëm.

Lidhur, më këtë profesori i shkencave politike, Afrim Hoti në një intervistë për Front Online deklaron se kjo po pritet me padurim na të rinjtë, pro se shton se me të shkuar atje këta të fundit do ta kuptojnë që edhe në Kosovë ka perspektivë.

“Gjithsesi se besoj që ditët e para, javët e para do të mund të ketë fluks, por jam shumë i bindur që ato flukse do të jenë shumë të shkurtra sepse me vizitat e tyre në Perëndim të rinjtë tonë do të shohin që Kosova u jep mundësi, Kosova është vend i mirë dhe poqëse edhe në Kosovë punohet sikurse punohet në vende tjera sigurisht se edhe këtu ka perspektivë”, është shprehur Hoti./Front Online

 

Komento: