Liberalizimi i vizave, Pacolli kërkon ndihmë nga Gjermania

11:39 | 12 December 2018

Ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ende vazhdon të shpresoj se kosovarët do të lëvizin pa viza nga viti i ardhshëm.

Për këtë ai ka ka takuar homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

Takimi u zhvillua në Strasburg, ndërsa kryediplomati kosovar, Pacolli, kërkoi nga Gjermania të tregojë lidership për shtyrjen e procesit të liberalizimit të vizave.

“Me homologun tim gjerman, Heiko Maas, u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme. Gjermania duhet të tregojë lidershipin e vet dhe të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas përmbushjes së secilit kriter të vendosur. Kjo ishte edhe tema me të cilën biseduam në Paris me ministrin e jashtëm të Gjermanisë”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Pacolli.

Gjatë qëndrimit në Francë, Pacolli ka marrë pjesë në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka zhvilluar disa takime edhe me homologë të tij.

Komento: