Liberalizimi i vizave/ Presidentja: Është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë Presidencës çeke

14:23 | 29 Shtator 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský.

Osmani e ka falënderuar kryediplomatin çek për angazhimin konstruktiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas presidentes është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë presidencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eleminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës.

Postimi i plotë i presidentes Osmani:

Falënderova ministrin e Jashtëm çek Jan Lipavský për angazhimin konstruktiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Është vendimtare që ky proces të përfundojë përgjatë Presidencës çeke të Këshillit të BE-së, për ta eliminuar këtë padrejtësi të madhe ndaj popullit të Kosovës.

Republika Çeke është aleate e rëndësishme me të cilën ndajmë përkushtimin e përbashkët për paqe, siguri dhe të ardhmen e përbashkët në familjen euroatlantike.

Komento: