Liberalizimi i vizave, vijnë lajme të këqija nga BE-ja

18:56 | 02 Janar 2019

Ende nuk ka datë se kur kosovarët do të lëvizin lirshëm në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim sot zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Në këtë takim është diskutuar edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Wieland me këtë rast ka thënë se ai ka votuar në Parlamentin Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën. Derisa ka premtuar që do ta mbështes Kosovën në këtë drejtim, raporton lajmi.net.

Ai po ashtu ka thënë se nuk mund të premtoj se liberalizimi i vizave për kosovarët do të behët shpejt, pasi janë disa vende që, siç thotë ai, nuk janë bindur ende.

“Unë kam diskutuar për shumë çështje, por edhe për një temë që diskutohet shumë, pra që është liberalizimi i vizave. Parlamenti Evropian vitin e kaluar e ka miratuar këtë e ka votuar me një shumicë dërrmuese, ku ka qenë edhe vota ime. Unë vazhdoj t’ju mbështes do t’ju përkrahu që të mos ketë kushte të tjera, pos atyre që kanë qenë. Por, fatkeqësisht nuk mund t’ju premtoj kur do bëhet kjo, sepse ka disa qeveri që ende nuk janë të bindura për ta përkrahur”, ka thënë Wieland.

Komento: