Liberalizimi i vizave vitin e ardhshëm? Flet kryeministri Haradinaj

10:04 | 31 Dhjetor 2018

Kosova nuk arriti të merr datën për liberalizimin e vizave gjatë vitit që po e lëmë pas, ndonëse politikanët vendor kishin premtuar se një gjë e tillë do të ndodh këtë vit.

Por, kryeministri Ramush Haradinaj në intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se Kosova e ka edhe një shans për liberalizimin e vizave në vitin 2019.

“Ne e kemi mundësinë për liberalizimin nëse në muajin shkurt mblidhet Këshilli i Ministrave dhe po punojmë në këtë drejtim. Në fakt, e kemi shumë me rëndësi ta marrin liberalizimin e vizave në shkurt apo mars të 2019-s.

E di që evropianët po thonë që mos caktoni datë. Ne nuk po caktojmë data, por e kemi interes këtë çështje. Tani ka filluar edhe një valë e ftesave të ish-luftëtarëve të UÇK-së për Hagë. Në këtë mënyrë është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim. Lëvizja e lirë do ta rriste besimin e qytetarit të Kosovës për BE-në. Kam kërkuar miqësisht, sidomos prej vendeve të Quntit, që vërtet të ketë lëvizje në këtë drejtim, ngaqë Kosova i ka plotësuar kriteret e parapara për këtë proces. Në këtë drejtim, ai ka thënë se është e pashpjegueshme mbajtja e Kosovës në izolim”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.

Komento: