Liberalizimin e vizave? Ministri kosovar thotë se Kosova i ka plotësuar kushtet

21:26 | 24 Dhjetor 2018

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka thënë se i kanë përfunduar të gjitha obligimet për liberalizimin e vizave.

Tahiri, thotë se Kosova ka përfunduar të gjitha obligimet e saj për liberalizimin e vizave.

Megjithatë i ftuar në emisionin Pressing në T7, Tahiri ka pranuar se ka pasur shumë faktor që kanë ndikuar në shtyrjen e këtij procesi për kosovarët.

“Çdo kërcënim, çdo lëndim në fushën e gjyqësorit shkon në dëm të Kosovës”, tha Tahiri.
Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Tahiri thotë se ata që janë gjykuar më parë nuk do të thirren prapë nga Gjykata Speciale.
Ndërkohë ai ka treguar se të gjithë ata që janë ftuar deri më tani për dëshmi nga Gjykata Speciale ‘kanë treguar përgjegjshmëri të lartë’.

Tahiri thotë se nuk di ndonjë emër i cili mund të gjykohet nga Gjykata Speciale.

“Asnjëherë. E them me përgjegjshmëri të plotë se asnjëherë s’kam biseduar për emra që mund të gjykohen nga kjo Gjykatë”, tha Tahiri

Komento: