Liberalizmi i vizave për Kosovën, Rohde: Na duhet një zgjidhje e shpejtë

11:05 | 18 October 2022

Ambasador i Gjermanisë në Kosovë Joern Rohde, tha se vendi i tij e ka mbështetur Kosovën në tri fusha strategjike.

Ai shtoi se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë.

Në tryezë me temën “Agjenda Evropiane 2022”, organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian tha se duhet të gjendet një zgjidhje e shpejt për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Për Kosovën, Gjermania ka mbështetur reforma në tri fusha strategjike, në qeverisjen e mirë, agjenda e gjelbër dhe punësim”, raporton Ekonomia Online.

“Për integrimin me BE, Gjermani ka mbështetur gjatë gjithë kohës institucionet e Kosovës. Me lejoni të sqaroj edhe një gjë, kancelari gjerman ka thënë se Ballkani është pjesë e BE-së dhe anëtarësimi i këtyre 6 vendeve është prioritet i politikës së jashtme të Gjermanisë”.

“Për liberalizimi e vizave na duhet një zgjidhje e shpejt këtu, e ardhmja e Kosovës është te BE-ja”, tha ai.

Komento: