Liberta Spahiu i kundërpërgjigjet Robert Berishës: Nuk e di se nga po i vijnë deklaratat e fundit, unë kam qenë korrekte me të

15:32 | 23 Mars 2024

Së fundmi, emisioni “Prive” dhe prezantuesja e tij, Liberta Spahiu, janë përfshirë në një debat virtual me këngëtarin e njohur Robert Berisha.

Ky i fundit ka shprehur pakënaqësi ndaj raportimeve të bëra në këtë emision televiziv, i cili njihet për mbulimin e ngjarjeve dhe lajmeve nga jeta e personazheve publike.

Në një kundërpërgjigje të qetë dhe të matur, Liberta ka folur rreth kësaj çështjeje gjatë pjesëmarrjes së saj në kronikën ’25 pyetje’ të “Prive”, duke sqaruar qëndrimin e saj si dhe të ekipit të emisionit.

“Me këto deklaratat e fundit të cilat nuk po e di se prej nga po i vijnë, sepse Robertin e njoh që 200 vjet dhe raportet sidomos me emisionin Prive kanë qenë korrekte”, u shpreh ajo, duke theksuar historinë e gjatë dhe raportet profesionale që ka pasur me këngëtarin.

Liberta vazhdoi duke nënvizuar se, si një fytyrë publike, është normale që ndodhitë që lidhen me Robertin të jenë pjesë e interesit publik dhe të përfshihen në emision. “Por fakti që je fytyrë publike dhe nëse ndodh diçka me ty, normalisht që do ta transmetojmë”, shtoi ajo.

Duke mbyllur këtë temë, Liberta ka lënë të kuptohet se ende ka vend për sqarime dhe ndoshta një dialog konstruktiv në të ardhmen. “Tani nuk e di nëse e ka lënë derën hapur apo mbyllur por le të shohim”, përfundoi ajo, duke lënë hapësirë për interpretim dhe për një mundësi kommunikimi më të hapur në mes të palëve.

Komento: