Liburn Aliu: E kam vetëm një kontratë njëburimore, jemi të hapur për hetim

12:33 | 28 Mars 2024
liburn-aliu:-e-kam-vetem-nje-kontrate-njeburimore,-jemi-te-hapur-per-hetim

Ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur në seancën e sotme të jashtëzakonshme në Kuvend, ku opozita po kërkon themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për tenderët njëburimorë.

Në fjalën e tij, Aliu ka thënë se në Ministrinë të cilën ai e udhëheq, është vetëm një kontratë njëburimore, ndërsa janë 56 aneks kontrata.

Nëse kishim me krahasu përqindjet, ministria jonë për kah kontratat njëburimore ose kah vlera, del Ministria me performancë më të mirë. Nëse e krahasojmë me komunat, shumëfish më të mirë. Ju e përmendët 56 kontrata njëburimore. Një kontratë njëburimore, 56 janë aneks kontrata”, ka thënë ai.

Ai ka sqaruar çka janë kontratat shtesë, duke shtuar më tej se nuk e ka problem nëse hetohet.

Kemi të bëjmë me punë shtesë, e aneks kontrata është për punë shtesë. Kontrata bazë, përqindja e caktuar, që është punë shtesë. Në momentin që parashikohet puna shtesë dhe është brenda kontratës bazë, aneks kontrata do ta ketë vlerën e qartë. Kemi të bëjmë me aneks kontrata, dhe nga të gjitha këto kontrata që i përmendët në rastin e ministrisë, e kemi vetëm një kontratë. Është dashtë me u vazhdu pasi ka mbetur pa mbikëqyrje, sepse në pandemi ka pasur pezullim të punës”, tha ai.

Të gjitha të tjerat janë ankes-kontrata dhe kjo madje për shkak se projektet kanë filluar të jenë më cilësore edhe punë shtesë të dalin më pak. Nëse e shohim vitin e fundit i kemi 980 mijë. Në vitin 2021, e kemi pasur 5.7 milionë nga 26 kontrata të trashëguara. Ajo çka do të doja të them, është se unë nuk e kam problem hetimin. Çështjet në fushën e ndërtimit nuk ka mundësi të mos ketë punë shtesë”, deklaroi ai.

Komento: