Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën me emrat e 110 kandidatëve të kësaj partie dhe dy partnerëve të saj Guxo dhe Alternativa.
Në mesin e 110 emrave që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit , nuk është emri i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Nuk dihen ende arsyet se përse Aliu nuk është pjesë e listës për deputet, ndonëse ka qenë një ndër figurat e rëndësishme të Vetëvendosjes.
Bartës i listës është kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, shkruan Reporteri.
Me numër dy në këtë listë është emri i kryeparlamentarit aktual, Glauk Konjufca.
E treta në listë është kryetarja e Guxo, Donika gërvalla Schwarz, e pasuar nga Avni Dehari, babai i aktivistit të ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.
Në dhjetëshen e parë janë edhe emrat e ministrave, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Faton Peci.
Në dhjetëshen e parë është edhe emri i shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, kryetares së Altertativa, Mimoza Kusari-Lila.
Në numrin dhjetë është gruaja e Rexhep Selimit i cili po gjykohet në Hagë, Shqipe Mhemeti Selimi, e cila mban numrin që bashkëshorti i saj e ka mbajtur, për shkak të nofkës së tij në luftë “Dhjetëshi”.
Pjesë e listës është edhe emri i ish-kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri me numrin 81.
Në listë nuk figuron emri i zëvendësit të Kurtit në Qeveri, Besnik Bislimi.