Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka qëndruar sot në Aeroportin e Prishtinës. Aliu përmes një postimi në profilin e tij ka thënë se trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje edhe përkundër kushteve të vështira atmosferike, meqë Qeveria e Kosovës ka investuar në sistemin e avancuar të aterimit “ILC CAT 3B”.
Ministri Aliu ka thënë se koha kur anuloheshin fluturimet për shkak të motit të keq kanë mbetur në histori
“Edhe në këto kushte të vështira atmosferike, trafiku ajror vazhdon të funksionojë pa ndërprerje falë investimeve të Qeverisë së Kosovës në sistemin e avancuar të aterimit – ILS CAT 3B. Ditët kur fluturimet anuloheshin për shkak të motit të keq me mjegull kanë mbetur tashmë histori!”, ka shkruar Aliu.