Liburn Aliu lajmërohet, tregon diçka për punë të Ministrisë – s’flet pse nuk është në kryesi të VV-së

11:58 | 24 October 2022

Lajmërohet Liburn Aliu, tregon diçka për punë të Ministrisë – s’flet pse nuk është në kryesi të VV-së.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka shkruar në Facebook një ditë pasi u la jashtë kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Por nuk ka shkruar në lidhje me këtë çështje – ka treguar për aket ujore për 5 vitet e fundit.

”Me qëllim të zbatimit të zotimit për transparencë të plotë, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kemi bërë publikimin e Akteve Administrative Ujore për vitin 2022, si vazhdimësi e publikimit të tyre për vitet 2018, 2019, 2020 dhe 2021“.

”Tani, në faqen zyrtare të Ministrisë, janë publike të gjitha aktet ujore për 5 vitet e fundit“, ka shkruar Aliu.

Të dielën ka pasur reagime të shumta për lënjen jashtë të Aliut nga kryesia e Vetëvendosjes.

Por në lidhje me këtë s’ka reagim nga Aliu.

Komento: