Liburn Aliu që 3 orë në Prokurorinë Speciale – ja pse po intervistohet

14:30 | 05 Gusht 2026
liburn-aliu-qe-3-ore-ne-prokurorine-speciale-–-ja-pse-po-intervistohet

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është duke u intervistuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ai ka tri orë që ndodhet në Prokurori.

Aliu po intervistohet në lidhje me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër në Qeverinë Kurti, pozitë të cilën e mbajti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje.

Gazeta10 ka pyetur Prokurorinë lidhur më ketë rast por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Aktualisht, ai ushtron pozitën e drejtorit të portit të Durrësit në Shqipëri.

Raportohet se Liburn Aliu po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Komento: