Liburn Aliu reagon pasi motra i është punësuar në Ministrinë e Shëndetësisë

15:12 | 24 Korrik 2021

Liburn Aliu pasi motra iu punësua nga ministria: Nuk e di, nuk ia kam idenë.

“Nuk e di, unë nuk e di, idenë nuk e kam a është punësuar motra ime”, ka thënë Liburn Aliu, ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kur është pyetur, për punësimin e motrës së tij nga Ministria e Shëndetësisë.

Suljota Aliu, motra e ministrit Liburn Aliu, është punësuar si anëtare në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Vendimi për punësimin e Aliut është marrë me datën 15 të këtij muaji (korrik), por është bërë publik vetëm këtë të shtunë. Atë e ka nënshkruar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Komento: