Liburn Aliu: Thaçi na kërcënoi dje si udhëheqja e dikurshme serbe

10:48 | 04 Qershor 2020

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për arrestimin që truproja e Presidentit Hashim Thaci ia bën një qytetari, aktivist i Vetëvendosjes, pasi ky e thirri “hajn” Thaçi.

Aliu ka thënë se pas arrestimit nga truproja e Thacit, presidenti e vazhdoi kërcënimin “se do t’ua tregojë vendin” LVV’së.

Sipas deputetit të VV’së, fjalët e Thacit në Pressing të T7 “Kërcënim i dëgjuar shpesh nga udhëheqja e dikurshme serbe”.

Aliu ka folur edhe për krjimin e Qeverisë së re, duke thënë se qeverisja e LVV’së ka dëshmuar se mund të ketë Qeveri të re.

“Qytetarët e panë se në këtë vend mund të ndodhë ndyrhsimin. Modeli është vënë. Keq për LDK’në që i dha goditje Kosovë, por edhe kjo nuk ka mbaruar”, ka thënë Aliu.

Komento: