Liderët e Luginës së Preshevës janë takuar me me të dërguarin special nga SHBA-të për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përcjell ORAinfo.
Në këtë takim ata diskutuan për trajtimin dhe kërkesat e shqiptarëve të Luginës, ashtu siç i shohin marrëveshjet për paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.
“Në takim me të dërguarin special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, në Departamentin e shtetit, diskutuam për nevojën e trajtimit të drejtë edhe të kërkesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për nevojën e trajtimit të barabartë dhe reciprok të pakicave përmes standardeve të njëjta si parakusht i një marrëveshje të ardhshme për paqen afatgjate në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kamberi në llogarin e tij Facebook. /ORAinfo/