Liderët opozitar i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit Albin Kurti për takim.
Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës pritet të jetë tema e vetme e këtij takimi.
Fillimisht ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili konfirmoi pjesëmarrjen në takim me Kurtin.
Përgjigje pozitive kryeministri Kurti ka marrë edhe nga lideri i opozitës, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.
E pak me parë, pjesëmarrje në këtë takim e ka konfirmuar edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e LDK’së, Sibel Halimi.
“Po, Kryetari do te marrë pjesë në takim”, ka thënë Halimi.
Kjo s’është hera e parë që Kurti i fton për takim opozitarët.
Një ftesë të tillë ua kishte dërguar edhe para rreth tri javësh, për të folur lidhur me procesin e dialogut. Haradinaj ishte i vetmi që ishte përgjigjur pozitivisht dhe kishte marrë pjesë në takim. /ORAinfo/