Liderët evropianë e urojnë Macronin pas fitores

21:00 | 24 Prill 2022

Macron është zgjedhur sërish president i Francës .

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka mirëpritur rezultatin dhe ka uruar Macronin për parashikimet për fitore.

Përmes një postimi në Twitter, Michel ka thënë se Bashkimit Evropian i duhet një Francë e përkushtuar ndaj projektit të bllokut evropian në një kohë turbulente në kontinent.

Atij i është bashkuar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ka thënë se mezi pret të vazhdojë punën me presidentin e rizgjedhur.

Fitorja e pro-evropianit Macron mund të konsiderohet nga disa si pushim nga ngjarjet që kanë goditur politikën kohën e fundit, përfshirë largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian dhe rritjen e një gjenerate të liderëve nacionalistë.

Macron është bërë presidenti i parë në historinë moderne të Francës që ka fituar mandat të dytë dhe ka shumicë parlamentare.

Franca mban zgjedhjet e reja për Parlament në muajin qershor dhe situata mund të ndryshojë, mirëpo tani për tani ai mund të vazhdojë të çojë përpara politikat e tij të brendshme dhe ato ndërkombëtare.

Komento: