Lideri çeçen sqarohet për praninë e flamurit të Kosovës në stadiumin kryesor të Çeçenisë

08:27 | 06 Prill 2019

Lideri çeçen Ramazan Kadyrovi është sqaruar për praninë e flamurit të Kosovës në stadiumin kryesor të Çeçenisë.

Kryetari i Çeçenisë, Ramzan Kadyron, e ka dhënë një sqarim për praninë e flamurit të Kosovës në stadiumin “Akhmat-arena” në Grozny.

Sipas tij, flamuri i Kosovës është shfaqur në këtë stadium për shkak se në klubin “Ahmad” të Groznyt luan mesfushori kosovar, Bernard Berisha.

“Nëse në zonën e tifozëve të kompleksit sportive ‘Akhmat-arena’ është shfaqur flamuri i Kosovës, kjo ka ndodhur për këtë arsye. Politika nuk ka lidhje me këtë rast”, tha ai.

“Sa i përket qëndrimit të udhëheqësisë së Republikës së Çeçenisë për këtë çështje, ai është i lidhur prerazi me qëndrimin zyrtar të Federatës Ruse”, shtoi Kadyrov.

Ndeshja mes Ahmadit dhe Spartakut u luajt më 30 mars dhe kishte përfunduar me rezultat 3 me 1. Pas kësaj loje, në rrjetet sociale u publikuan fotografi të flamurit të Kosovës në stadiumin kryesor të kësaj republike.

Prania e flamurit të Kosovës në këtë stadium e ka ngjallur pakënaqësinë e ambasadorit serb, Slavenko Terziq, i cili ka thënë se ky është provokim. Sidoqoftë, Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se prania e flamurit të Kosovës ka qenë gabim teknik. Mediet ruse kanë raportuar se flamuri është larguar të premten.

Komento: