Lideri i skuadrës së Milanit gati për rikthim

17:04 | 01 Shkurt 2023

Lajme të mira në kampin e Milanit, lideri i skuadrës gati për rikthim.

Milani po kalon një moment delikat në vitin 2023, me “kuqezinjtë” që vetëm në tri sfidat e fundit në kampionat dhe në finalen e Superkupës së Italisë, kanë pësuar 12 gola!

Kampionët në fuqi të Italisë po kalojnë një mini krizë dhe në fundjavë do të përballen përsëri me Interin, sfidë e vlefshme për Serie A.

Derbi ndoshta vjen në momentin e dukur për ekipin e Stefano Piolit, që do të kërkojë me çdo kush fitoren për të hedhur pas krahëve momentin negativ.

Në rast të kundërt kriza do të thellohet, ku rrezikon së tepërmi edhe vetë tekniku Pioli. Megjithatë Milani ka marrë një lajm pozitiv para derbit të Milanos.

Mediat italiane kanë raportuar se i gatshëm për kuqezinjtë në muajin shkurt do të jetë Zlatan Ibrahimovic, i cili do të rikthehet pas një mungesë të gjatë për të rindezuar zjarrin e fikur te Milani.

Ndeshja e fundi për suedezin ishte ajo me Sassuolon ku Milani triumfoi dhe siguroi titullin kampion. Më pas 41 vjeçari iu nënshtrua operacionit dhe tani rikthehet në fazën më vendimtare të sezonit, me shpresën për të bërë mirë.

Ibrahimovic pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Stefano Pioli pas derbit, ku shpresat janë të mëdha që ai të luajë disa minuta në ndeshjen përballë Torinos.

Komento: