Lideri opozitar serb thotë se duhet pajtim me Kosovën.
Politikani opozitar serb, Dragan Gjilas, ka thënë se duhet pajtim me Kosovën, por që sipas tij, askush nuk po punon për këtë.
Politikani opozitar serb, Dragan Gjilas, njëherësh kryetar i partisë “Aleanca për Serbinë”, ka thënë se pajtimi me Kosovën është e vetmja rrugë, por askush nuk po punon për të.
Sipas tij, kanë kaluar 20 vjet nga bombardimet dhe asgjë nuk ka ndryshuar në të mirë të qytetarëve.
“Kanë kaluar 20 vjet që nga bombardimet dhe njerëzit jetojnë më keq dhe më keq. Pajtimi i dy kombeve do të thotë që ju mund të udhëtoni lirshëm, se ekonomia është e lirë punojmë dhe bashkëpunojmë në fusha të ndryshme, që policia të nënshkruajë një dokument në mënyrë që kriminelët të mos mund të fshihen, bashkëpunojnë prokurorët, për të zgjidhur problemin e pronës”, ka thënë Gjilas për “N1”, transmeton lajmi.
Ai po ashtu ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në OKB, por që partia e tij nuk e mbështet këtë pasi që sipas tij, nuk ka bazë për të.
Tutje, Gjilas në këtë intervistë ka thënë se Kosova po përdoret si mjet politik.
“Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe është e pavarur për shqiptarët, Kosova i takon serbëve dhe shqiptarëve, të gjithë e përdorin Kosovën si një mjet për politikën e brendshme, kur flasin për jetën e keqe të qytetarëve që po largohen nga Kosova. Për mua, Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, nuk është një përkufizim pajtues i statusit. Ditën kur qytetarët e Serbisë dhe Kosovës kanë paga të larta, që ata mund të mendojnë se ku do të shkojnë në det me fëmijët, atëherë ne do të zgjidhim problemi”, ka theksuar Gjilas.