Lideri opozitar rus Navalny dënohet me tre vjet e gjysmë burgim

19:19 | 02 Shkurt 2021

Lideri i opozitës në Rusi, Alexei Navalny, është dënuar me dy vjet e gjysmë burgim.

Ai është ndaluar me akuzat se ka shkelur rregullat e lirimit me kusht derisa ishte duke u trajtuar për shërim në Gjermani pas një helmimi që i ishte bërë.

Ai për këtë kishte akuzuar Kremlinin, akuza të cilat ishin mohuar nga autoritetet ruse, raportojnë mediat ruse.

Navalny ishte arrestuar muajin e kaluar pasi ishte kthyer nga Berlini, ku kaloi pesë muaj për t’u rikuperuar.

Komento: