Lidhja e tyre u zbulua gjatë karantinës, fejohen ҫifti shumë i njohur shqiptar

18:59 | 25 Qershor 2020

Lidhja e tyre u zbulua gjatë kohës së pandemisë, tashmë ҫifti i njohur shqiptar janë fejuar.

Oriola Marashi dhe Eros Grezda janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku.

Lidhja e tyre u zbulua gjatë karantinës në Kroaci, pasi të dy publikuan foto nga e njëjta shtëpi.

Pak kohë më parë në media u përfol se çifti janë gati të shpallin fejesën dhe tashmë kanë njohur familjet e njëri-tjetrit. Mirëpo fotot e publikuara së fundmi nga Oriola, të lënë të kuptosh se dyshja e kanë hedhur këtë hap të rëndësishëm.

Ajo ka publikuar disa foto nga Kroacia dhe në sy bie unaza në gishtin e fejesës.

Dyshja po e ruajnë larg vëmendjes së publikut dhe mediave marrëdhënien e tyre dhe ende nuk kanë reaguar në lidhje me lajmin në fjalë.

Komento: