Lidhja me Xhulin, vjen reagimi shpërthyes nga Noizy!

18:42 | 12 Shkurt 2023

Emri i reperit Noizy, është përmendur shpesh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Madje, kishte edhe disa spekulime se ai ishte në lidhje me Xhulin.

Mirëpo, për këtë ka reaguar ashpër vetë reperi, teksa shihet i lodhur nga komentet e njerëzve.

Noizy ka mohuar të ketë qenë në lidhje me Xhulin përmes një video.

“Nuk kam qenë asnjëherë në lidhje me atë person e as nuk do jem. Emri im përmendet në këto programe vetëm për një arsye dhe të gjithë e dinë përse. Më keni lodhur kokën. Gjithçka që përmendet është rrenë dhe mos më bëni t’ua vërtetoj”, tha ai.

Komento: