Liga e Kampionëve, Milan shpresat i ka te ky futbollist – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Liga e Kampionëve, Milan shpresat i ka te ky futbollist

18:46 | 20 Janar 2019

Milan nesër do ta zhvillojë ndeshjen kundër Genoas.

Në fakt rossonerët do të synojnë që ta sigurojnë një vend në Champions League, përcjell ORAinfo.

Deri më tani Milan, ka nënshkruar me futbollistin brazilian Lucas Paqueta që i kushtoi Milanit plotë 35 milionë.

E në fakt, pikërisht te ky lojtar Milani i ka të gjitha shpresat. Edhe vetë Gattuso e vlerëson lartë brazilianin.

“Unë nuk pres ndonjë dhuratë, kemi nënshkruar një lojtar të rëndësishëm si Paqueta dhe kemi paguar shumë për të, në përgjithësi duhet të respektojmë kufizimet dhe udhëzimet që klubi duhet ta ndjekë.

“Ne duhet të punojnë kështu siç jemi. Ekzistojnë shumë ekipe që luftojnë për një vend të Ligës së Kampionëve, ne duhet të rritemi dhe të mos dorëzohemi “, ka thënë italiani./ORAinfo/

Komento: