
Janë marrë vendime të reja.
Nations League pritet që të pësojë disa modifikime në edicionin e dytë. Drejtuesit e UEFA-s kanë ndërmend që të bëjnë disa rregullime, duke rritur shanset që Gjermania e Kroacia, të eliminuara nga Liga A, të rikthehen sërish, bashkë me Poloninë e Islandën.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, ideja e UEFA-s është që Ligën A ta bëjnë me 16 skuadra, të cilat do ndahen në 4 grupe me 4 ekipe, nga 12 skuadra që janë aktualisht, të ndara në 4 grupe me 3 ekipe.
Qëllimi i këtij riformatimi është që të rritet numri i ndeshjeve zyrtare nga 6 në 12 për çdo grup dhe rrjedhimisht të ulet numri i miqësoreve edhe më shumë, ndërsa njëkohësisht pritet të shmanget edhe efekti i “biskotës”. Ky pritet të jetë edhe ndryshimi i vetëm i Ligës së Kombeve në edicionin e dytë.