
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përshëndetur votimin në komision të Projektligjit për energjinë dhe atij për energjinë elektrike.
Në një postim, Rizvanolli u shpreh se këto ligje përbëjnë pjesë kyçe të legjislacionit nga pako e energjisë së pastër, për sektor të qëndrueshëm dhe me energji të përballueshme.
“Me miratimin e këtyre akteve dje dhe sot jemi në rrugë të drejtë plotësimit të kushteve për të përfituar mbi 9 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.
Përtej kësaj, këto ligje janë jetike për rritjen e konkurrencës, mbrojtjen e konsumatorëve, dhe reformimin e sektorit të energjisë në Republikën e Kosovës” u shpreh Rizvanolli.
Sipas saj, me ligjet e reja, mirëqenia e qytetarit vendoset në qendër të sistemit, që prej trajtimit të konsumatorëve të cenueshëm si mbrojtje e atyre që kanë më së shumti nevojë.